Pas bllokimit të foltores nga deputetët e Partisë Demokratike, pezullimin dhe shtyrjen e seancës për në orën 17:00 ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Rama fajëson PD, që sipas tij vijon të mos pranojë humbjen në zgjedhjet e 25 Qershorit.

“Përsëri pushtohet foltorja e ndërpritet puna e Kuvendit, sepse PD nuk thahet dot nga rrebeshi i zgjedhjeve dhe di vetëm e lagu s’e lagu

“, shkruajti Rama.

Ndërkohë, nga ana e saj Partia Demokratike ka nisur mbledhjen e firmave për përjashtimin e Kryeministrit me 10 ditë nga Kuvendi, pasi sipas demokratëve, ai ka përdorur fjalë ofenduese në drejtim të ish – Kryeministrit Sali Berisha.

/tvklan.al