1314436569-te_pa_strehDyshimet se me kreditë e buta për të pastrehët është abuzuar kanë bërë që Enti Kombëtar i Banesave të pezullojë aplikimet për përfitimin e këtyre kredive në të gjitha njësitë vendore. Pezullimi do të zgjasë plot një vit.

Personat që rezultojnë se kanë përfituar kredi në mënyrë të padrejtë, do të detyrohen që ta paguajnë atë me kushtet e tregut.

Në vendin tonë janë afro 18 mijë familjë të regjistrura si të pa streha, prej të cilave 3500 kanë përfituar tashmë kredi të butë nga njësitë vendore dhe janë afro 1 mijë banesa sociale të ngritura enkas për sisteminin e tyre.