Fundi i kampionatit të futbollit solli furtunë edhe në radhët e arbitrave. Federata e Futbollit i hoqi stemën Lorenc Jeminit dhe Andi Koçit madje edhe duke i pezulluar ata.

Duket se të njijtin fat do të jetë edhe Enea Jorgji. Vendimet dhe veprimet e tij e shëmtuan ndeshjen finale, përcaktuese për titullin, Kukësi – Skënderbeu. Burime në Federatën e Futbolli pranuan për Televizionin Klan se Jorgji është pezulluar për vendimet e gabuara në këtë takim, megjithëse kohëzgjatja e këtij pezullimi mbahet ende e fshehtë.

Përfundimi i kampionatit mund të sjellë edhe heqjen e stemës së FIFA-s. Në një komunikim me Televizionin Klan, zyra për mediat e organizmit botëror të futbollit, bën të ditur se është Federata Shqiptare e Futbollit ajo që bën propozimin për emrat dhe numrin e arbitrave të cilën duhet të marrin stemën e FIFA -s dhe rrjedhimisht të mund të përzgjidhen për të drejtuar edhe ndeshje ndërkombëtare.

Gabimet e rënda të xhaketave të zeza në futbollin shqiptar vijnë në një kohë kur Federata po përpiqet ta kthejë arbitrimin në një profesion të mirëfilltë me ngritjen e Akademisë Shqiptare të Arbitrimit.

Tv Klan