Përbërësit

1 kilogram miell

50 gram maja

8 lugë vaji vaj ulliri

250 gramë sallam

350 gramë mocarela

2 kokrra domate (për salcën)

2 speca

disa kokrra ullinj

rigon

Përgatitja

Pasi të keni përgatitur brumin, lejeni të vijë. Prisni në feta djathin mocarela, sallamin, specat  dhe përgatisni salcën e domateve.  Lyejeni tavën me vaj dhe shtroni në të brumin. Pasi ta kemi hapur brumin në tavë,  lyejeni salcën e domates dhe përhapni sipër copat e djathit dhe sallamit.  Shtoni gjithashtu specat dhe ullinjtë. Hidhni sipër picës, sipas dëshirës rigon. Ndizeni furrën të nxehet pastaj fusni në të tavën./tvklan.al