foto green-detoxNëse e keni ndarë mendjen të humbisni disa kilogramë e vetmja mënyrë është që të ndiqni një dietë e cila ka në përbërje të saj ushqime të shëndetshme të kombinuara me kalori.

Por përveç një diete rigoroze tashmë ka dhe disa pije që ju mundësojnë të humbni peshë. Këto pije arrijnë të përshpejtojnë djegien e yndyrës, duke bërë që të humbni peshë më shpejt seç e prisnit.

Cilat janë këto pije “magjibërese”?

Lëngjet “detox”, kombinim i frutave dhe agrumeve

Lëngjet “detox” janë sigurisht aleatët tuaj më të besueshëm në betejën kundër uljes së peshës. Këto pije ju mund t’i bëni shumë lehtë dhe në kuzhinën tuaj, mjafo që t’i kushtoni vemendjen e duhur.

Kombinimi i frutave me perime ose agrume ju ndihmon që të pastroni të gjitha toksinat që janë mbledhur brenda trupit tuaj përgjatë këtyre muajve.

Xhenxhefili, karrota dhe mollët janë tepër të këshillueshmë për t’u përdorur, pasi njihen për vetitë e tyre pozitive duke ndihmuar në tretjen e shpejtë të ushqimit, për të mos përmendur dhe vlerat ushqyese të antioksidantëve që ato përmbajnë. Tashmë dihet që antioksidantët janë thelbësorë për të mbrojtur trupin nga efektet negative.

Këshillohet që të konsumohet me patjetër një gotë lëng “detox” gjatë javës, për të mbajtur larg të gjitha problemet e sipërpërmendura.

Këto lëngje kanë një përfitim të dyfishtë, pasi ndihmojnë trupin tuaj të shpëtojë prej toksinave apo produkteve kimike, të cilat janë substanca të rrezikshme që mund të jenë mbledhur brenda organizmit tuaj.

Duhet të keni parasysh që kjo pije nuk bën mrekulli nëse ju e kosnumoni njëherë rregullisht dhe me pas hiqni dorë. Duhet të jeni vazhdimisht të rregullt me konsumimin e “detox”, për të patur trup të rregullt.

2. Lëngje perimesh.

Lëngjet e perimeve janë një tjetër pjesë e rëndësishme për organizmin, të cilat ndikojnë në humbjen e peshës. Pavarësisht nga shija e tyre, nese dëshironi të keni trup të rregullt duhet t’i konsumoni ato.

Përmendim këtu lëngun e lakrës së bardhë, të lakrës jeshile, brokolit ose lule lakra, të cilat bëjnë mrekulli në organizëm duke mbajtur larg helmet e ndryshme që mban brenda trupi ynë.

Një përfitim tjetër i dukshëm nga lëngjet e perimeve është se përveç se ndihmon për të luftuar radikalet e lira të trupit bën të mundur dhe balancimin e niveleve të hormoneve për të parandaluar ndërhyrjen e disa hormoneve në nivelet e hormoneve normale.

Lëngjet e perimeve janë shumë të pasura me vlera ushqyese natyrore dhe janë të përsosura për reduktimin e yndyrës së trupit, për uljen e inflamacionit, për kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak, për balancimin e nivelit të hormoneve , rritjen e metabolizmit, si dhe sigurimin e një “detoxi” apo “shpërlarje” të plotë të trupit.

V. Kërçiku