Vetëm para pak ditësh Agim Faja ishte një nga piktorët pjesëmarrës në të parën ekspozitë të Galerisë Kombëtare të Arteve që i dedikohej veçanërisht publikut të vogël. Ky është edhe prezantimi i fundit i krijimtarisë së piktorit në të gjallë. Si një ndër më të mirët e penelit shqiptar ai u nda nga jeta në moshën 78 vjeçare.

Në qytezën e Shijakut ai ishte një pikë-referimi. Në banesën njëherësh dhe studion e tij, ai zhvilloi gjithë karrierën, ku pikturimi zinte hapësirën kryesore dhe më pas shkrimtaria.

Agim Faja i përket brezit të piktorëve të realizmit socialist, ku fillimisht si tema kryesore kishte bujqësinë dhe jetën në fshat.

Pasi tërhiqet nga tabloja kompozicionale dhe si mësues, Agim Faja, nde i ri, doli në profesion të lirë si piktor. Peizazhi dhe portreti përbenin më pas ekspozitat personale, kolektive, prezantimet ne bienale si brenda dhe jashtë vendit. Fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve ruan 24 vepra të Agim Fajës, shume të tjera i gjen nëpër institucione dhe në koleksionin e tij privat.

Tv Klan