Për të kujtuar një nga piktorët më të njohur të traditës, të pikturës së re shqiptare në mesin e shekullit XX, në Galerinë Kombëtare të Arteve ekspozohen për herë të parë 43 vizatime dhe piktura të Qamil Grezdës. Krijimet i përkasin koleksionit personal të familjes së piktorit.

Ekspozita është kuruar në dy plane, krijimtaria dhe objektet personale të artistit nga Kosova në 100 vjetorin e lindjes. 

I biri, Ermiri, i cili është treguar i kursyer për të mos zbuluar për publikun gjithçka gjendet në koleksionin e familjes e mundon vetëm një dëshirë e pa-përmbushur.

“Grabitqari i Bukurisë së Natyrës” , siç e quan kuratori Oltsen Gripshi, Qamil Grezdënështë e vizitueshme deri në 10 Shtator./Tv Klan