Në komunitetin e fëmijëve me Sindromën Down ajo njihet si Irma piktorja. Eshtë 19-vjeç. Vjen nga Bulqiza. Me telajon bashkëudhëton që në ditët e para të shkollës. E nisi me vizatimin. Me ndihmën e mësuesve, ajo, vendosi t’i dedikohej pikturës. Këtë e bëri në qendrën e Doën Syndrome Albania. Mësuesi i saj u bë Markel Capo. Sot Irma Nika i prezantohet Tiranës me ekspozitën “21.3/47”, 11 piktura në akrelik në kanavac.

Natyra tokësore dhe ajo qiellore gjen shprehje në pikturën e Irma Nikes.

Për Luanin, të atin, të ardhmen e Irmes në pikture e sheh jo me aq ngjyra tëë ndezuara si në krijimet e vajzës së tij.

Kjo është aryseja që prinderit vendosën që disa nga pikturat t’i ofrojnë për vizitorët në mënyrë që Irma të ketë mundesinë ekonomike për të zhvilluar aftesitë në përdorimin e telajos dhe penelit.

Të vendosura në galerinë Kalo, ato do të qendrojnë në Tiranë deri në fundin e javës.

Enkelejda Mema, Tv Klan