vajza 3DKohët e fundit shenjat koncvencionale në rrugë kanë treguar se nuk po japin ndonjë efekt të rëndësishëm në uljen e shpejtësisë. Por me sa duket dizenjuesit në Francë kanë vendosur të bëjnë diçka ndryshe për të ndërgjegjësuar njerëzit të ngasin makinat e tyre me kujdes.

Në një fshat në Francë, teksa makinat kalonin në rrugë, pronarët e tyre filluan të habiteshin nga pamjet që shikonin. Gjatë rrugës, një siluetë e një njeriu u shfaqet papritur, më poshtë një vajzë e vogël që po tentote të kapte tullumbacën në mes të rrugës dhe imazhe të tjera që nuk ishin gjë tjetër përveçse piktura 3D në rrugë, që dizenjuesit francezë kishin vendosur të ndërgjegjësonin në këtë mënyrë të gjithë ata që kalonin me makina në atë fshat. Kështu shoferët ngisnin më ngadalë e ecnin më të sigurt.

Kristi Petro/tvklan.al