Piktura e Basquiat u shit per 110.5 mln dollarë

Një pikturë e artistit të viteve 80 – të, Jean – Michel Basquiat, është shitur në një ankand me një vlerë rekord. Plot 110.5 milionë dollarë amerikanë. Çmimi i majmë, është pothuajse dyfish më i lartë se vlera monetare e një pikture tjetër të artistit amerikan, e blerë po nga i njëjti person, japonezi Yusaku Maezaëa, një sipërmarrës në industrinë e modës.

Vepra ka thyer edhe disa rekorde të tjera veç atij të çmimit më të lartë të arritur ndonjëherë nga një artist amerikan. Çmimi 110.5 milionë dollarë është gjithashtu çmimi më i lartë me të cilin është shitur një vepër e një piktori me ngjyrë. Piktura, e punuar në vaj dhe akrilik përshkruan një fytyrë në formën e një kafke. Basquiat, një artist New Yorkez, u nda nga jeta në vitin 1988, kur ishte vetëm 27 – vjeç, si pasojë e një mbidoze heroine. E gjithë karriera e tij artistike ka zgjatur për vetëm 7 vite.

/Tv Klan

 

Kategori
KulturëTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*