Kjo është historia e veçantë e një pinguini i cili udhëton 5000 milje çdo vit për tu bashkuar me njeriun që i shpëtoi jetën. Joao Pereira, një murator në pension që peshkon në kohën e tij të lirë jeton në një ishull të Rio de Janieros.

Ai e gjeti pinguinin të shtrirë dhe të mbuluar me vaj në shkëmbinjtë e plazhit në vitin 2011.  71 – vjeçari e pastroi pinguinin dhe e ushqeu me një dietë peshku për ti rikthyer fuqinë. E quajti Dindim.

Ai u përpoq që ta lëshonte përsëri në det pinguinin por ai nuk u largua. Ndejti me Joan, për 11 muaj .Ai u largua më pas për tu rikthyer prapë disa muaj më vonë. E dalloi peshkatarin dhe e ndoqi në shtëpi. Në këto 5 vite pinguini kalon 8 muaj me peshkatarin ne ishull, ndërsa 4 muajt  e tjerë besohet se i kalon në brigjet e Argjentinës ose të Kilit.

“Të gjithë më thoshin që ai nuk do të kthehet por ai vjen më viziton në qershor dhe ikën në shkurt,” – u shpreh peshkatari 71 – vjeçar./tvklan.al