qumeshtiKonsumimi i qumështit mban larg artritin, por mesa duket kjo vlen vetëm për femrat. Disa studiues nga spitali i gruas në Boston, kanë dalë në këtë rezultat pasi kryen eksperimentin me 1260 gra dhe 888 burra.

Nga studimi, ata vunë re se tek gratë, konsumimi i qumështit bënte më shumë efekt sesa tek burrat.

Tek gratë që pinin qumësht në sasi të mëdha, ose të paktën 7 gota në javë, ulja e rrezikshmërisë nga prekje e artritit ishte shumë më e ulët në krahasim me ato që nuk pinë.

Të njëjtin efekt nuk mund të japë kosi ose djathi sepse nga studimi u vu re se efektin e bënte konsumimi i qumështit të papërpunuar dhe jo nënproduktet e tij.

Ndërkohë kërkuesit po mendojnë të thellojnë studimet për të kuptuar pse ekziston ky ndryshim mes grave dhe burrave.

Artirit është një nga sëmundjet më të përhapura në botë. Llojet e tij janë nga më të shumtat. Ato të cilat e prekin më shumë njeriun kanë simptoma si dhimbje, ngurtësim apo edhe vështirësi në lëvizje. Artriti dëmton indet e trupit të njeriut dhe si pasojë mund të prekë pjesë të tij, apo edhe organet e brendshme.

Kristi Petro/ tvklan.al