Albumi “The Wall” i vitit 1979 i grupit legjendar të rock, Pink Floyd është dëgjuar edhe si një opera rock-u, por këtë herë, themeluesi i grupit, kompozitori Roger Waters ka vendosur ta transformoje albumin e famshëm në një opera të vërtetë.

Duke lënë jashtë rrokun nga një opera rroku e me hershme, në Montrealit trupa operistike ka ardhur në një interpretim ambicioz të albumit të Pink Floyd.

Opera tregon historinë e Pink, një rock star që tërhiqet brenda vetes për tu përballur me alienimin që i shkakton fama.

Lirikat e Roger Waters përbejnë shtyllën kryesore të produksionit që zgjat dy orë, por kompozitori Julien Bilodeau ka hequr ritmet dhe meloditë e njohura të albumit për të futur timpanet dhe një kor me 50 vetë.

Vepra po përfundon një debutim të suksesshëm në Montreal dhe do të shfaqet së shpejti në SHBA.

Tv Klan