Pirja e duhanit mund të rrisë rrezikun që shqisa e dëgjimit të dëmtohet, sipas një studimi të ri.

Sipas

Daily Mail

, shkencëtarët kanë zbuluar se personat që janë të varur nga duhani, kanë deri në 60 % më shumë gjasa të humbin dëgjimin.

Megjithatë, rreziku i tyre për të humbur dëgjimin ose për të humbur aftësinë e tyre për të dëgjuar qartë, ulet kur duhanpirësit heqin dorë nga cigaret.

Tashmë dihet se duhani mund të dëmtojë mushkëritë dhe zemrën dhe të çojë në disa forma të kancerit.

Lidhja mes pirjes së duhanit dhe humbjes së dëgjimit është zbuluar në vitet e fundit nëpërmjet disa studimeve që gjetën rezultate të ngjashme.

Por kërkimet, në Qendrën e re Kombëtare për Shëndetin dhe Mjekësinë Globale në Japoni, ende nuk kanë zbuluar pse ndodh kjo gjë./tvklan.al