Largimi nga futbolli i luajtur i Andrea Prilo mblodhi në “San Siro” shumë lojtarë dhe ish-lojtarë. Në fushë fitues të Topit të Artë ndër vite si Baggio, braziliani Ronaldo apo Shevchenko dhe shumë kampionë të tjerë sollën ekipin e ëndrrave.

“Mbrëmja e mjeshtrit” ishte një festë sportive ku 39-vjeçari Andrea Pirlo nuk shënoi edhe pse luajti për më shumë se një orë, duke veshur fanellat e të dy skuadrave. Ish-mesfushori i Inter, Milan e Juventus u zëvendësua nga i biri, 15-vjeçari Niccolo, i cili është pjesë e akademisë së Juves. Mbi të gjithë spikati Pippo Inzaghi, i cili realizoi 3 gola.

Ndeshja përfundoi në barazim 7 – 7, ndërsa grupi i trajnerëve Conte, Ancelotti dhe Allegri, Donadoni e Tassotti patën mbrëmjen më të lehtë në karrierën e tyre për të dhënë këshilla. Një sfidë e denjë për kampionin Andrea Prilo që ka fituar shumë me ekipet dhe përfaqësuesen italiane.

Tv Klan