Një qen shumë guximtar i racës pitbull shpëtoi të dashurën e pronarit të tij nga përdhunimi. Ngjarja ndodhi këtë javë në Brooklyn, New York.

Sipas The New York Post, Apollo, 5-muajsh, hyri në aksion kur pa Maya Fairweather, 18-vjeç, duke u dhunuar nga një i huaj, ndërkohë që ajo po e shëtiste atë në lagjen Red Hook gjatë orës 10 të paradites.

46825UNILAD-imageoptim-brooklyn-park-640x411

Gjatë kohës që po e shëtiste ajo ia hoqi litarin dhe filloi të luante në park, kur një i huaj i hoqi kufjet nga veshi. Ajo mendoi se ishte i dashuri i saj dhe njëkohësisht pronari i qenit, Carlo Guzman, por kur u kthye u shokua kur pa një të huaj.

Agresori anonim e shtyu vajzën në trotuar dhe po përpiqej t’i hiqte asaj pantallonat, kur Apollo e sulmoi dhe e shpërqendroi mjaftueshëm sa Maya të arratisej./tvklan.al