Studentë, ish-studentë, pedagogë nga Fakulteti i Artit Skenik i Universitetit të Arteve dhe jashtë tij përbëjnë “Pjesë të Identitetit”. Arsyeja që çoi pedagogun Artan Ibershimi në bashkimin e tre brezave nën të njëjtin krijim të kërcimit bashkëkohor është vështirësia me të cilin përballet kjo gjini e artit skenik, e thënë ndryshe çdo brez sjell eksperiencat e tij jetësore, si në rastin kur punon në profesionin për të cilin je arsimuar dhe e kundërta.

Problematikat që profesor Artani përpunon me detaje në koreografinë e tij janë ngjarje sociale, që i flasim çdo ditë.

Shqetësimin e tij pro edhe të bashkëpunëtorëve në “Pjesë të Identitetit”, pas mbrëmjes së sotme në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, do t’ia shprehë edhe publikut të Elbasanit, Vlorës, Shkodrës dhe Korçës.

Tv Klan