Përgatitja – 20’, Pjekja – 30’, Vështirësia – e ulët

Përbërësit për 4 persona:

4 pjeshkë

5 amareta

20 gr kakao pluhur (e hidhur)

2 vezë

70 gr sheqer

Përgatitja:

Lani dhe ndani në dy pjesë pjeshkët. Hiquni bërthamën dhe me ndihmën e një luge gërryejini pak nga brenda. Pjesën e tulit që hoqët grijeni dhe përziejeni me të verdhat e dy vezëve, amaretat e thërrmuara me dorë dhe kakaon pluhur. Rrihni me një rrahëse elektrike të bardhat e vezëve me sheqerin dhe shtojani masës së përgatitur më parë. Mbushni me këtë përzierje pjeshkët, vendosni në një tavë ku keni shtruar letër furre dhe piqini në furrë në 160oC për rreth 30 minuta. Shërbejini të vakta ose të ftohta sipas dëshirës suaj.

/tvklan.al