Frroku te PDKKa shpërndarë sot një deklaratë edhe Partia Kristian – Demokrate që shprehet e shqetësuar për akuzat që po i bëhen kryetarit të saj Mark Frroku.

PKD thotë se kjo është një fushatë denigruese, e pamoralshme dhe për motive politike, pjesë e së cilës sipas saj është bërë edhe organi i akuzës.

Kjo parti thotë se Prokuroria doli bllof para Gjykatës së Lartë dhe sërish vazhdon me veprime antiligjore ndaj Deputetit Mark Frroku të cilat janë shantazh i pastër ndaj drejtësisë.

Partia Kristian – Demokrate thotë se akuzat për vrasje dhe aktivitete të tjera kriminale janë një cënim i rëndë ndaj kësaj force politike, derisa ato nuk janë të provuara nga drejtësia.

Tv Klan