Një person është plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta pasditen e sotme në kryeqytet.

Sipas burimeve të policisë mësohet se T. K., 57 vjeç, ishte mbetur i dëmtuar me mjete prerëse thikë dhe u dërgua për në S.Q.U., për ndihmë mjekësore ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Specialistët e këtij Komisariati ka rezultuar se T. K., ishte qëlluar me mjet prerës thikë, pas një konflikti për motive të dobëta, nga  Arben Lezo, 57 vjeç, banues në Tiranë.

Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 57- vjeçarit Lezo./tvklan.al