Dy vëllezër mbetën të plagosur pas një përplasje me armë në zonën e njohur Sektor Velipojë, mesditën e kësaj të premteje. Ervin Tahiri 30 – vjeç dhe Durim Tahiri 27 – vjeç u qëlluan me armë nga dy persona. Si të dyshuar për këtë tentativë vrasje, policia arrestoi Bensik Ndojin, banues në fshatin Mali Kolaj të Velipojës. Një person tjetër është shpall në kërkim, si bashkëpunëtor i tij.

Dy vëllezërit e plagosur u dërguan ne spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre ka marrë një plagë në gjoks, ndërsa tjetri në këmbë.

Të arrestuarit Besnik Ndoji, iu sekuestrua edhe arma e krimit, një automatik “kallashnikov”.

Blutë po ashtu ngritën pika kontrolli, për të arrestuar bashkëpunëtorin e tij.

Një ditë më parë palët ishin konfliktuar për grindjen e fëmijëve në shkollë dhe pas shoqërimit në komisariat u lanë të lirë.

Tv Klan