Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur të martën në Vlorë, pas një konflikti banal. Në një njoftim për mediat, autoritetet policore sqarojnë se ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen “Pavarësia”, pranë shkollës së mesme profesionale. Të plagosurit janë dy vëllezërit 18-vjeçar N.A., dhe E.A., banues në Panaja.

Për ngjarjen është vënë në pranga 23-vjeçari Serxhjo Bedinaj, po procedohet penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës i mituri B.B, si dhe është shpallur në kërkim 24-vjeçari M.G.

“Të tre shtetasit e mësipërm, në lagjen “Pavarësia”, pranë shkollës së mesme profesionale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti fizik për motive banale kanë plagosur me mjete prerëse-shpuese (kaçavidë), shtetasit N.A., 18 vjeç dhe E.A., 18 vjeç, (vëllezër), banues në Panaja, Vlorë, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën”,

sqaron policia në njoftim ndërsa thekson se

po

punohet për kapjen dhe ndalimin e 24-vjeçarit të shpallur në kërkim.

/tvklan.al