Policia e Shkodrës ka zbardhur plagosjen që ndodhi gjatë mbrëmjes së ditës së enjte. Plumbat e kanë zënë në këmbë të moshuarin Sadik Hasniqi, 78 vjeç.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka arrestuar: Fatmir Derguti, 45 vjeç; Musa Torishta, 62 vjeç; dhe

Akil Isufi, 27 vjeç. Gjithashtu në këkrim është shpallur edhe një 55-vjeçar.

Këta shtetas dyshohet se për motive të dobëta kanë plagosur 78-vjeçarin. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e ishullit Dajlan, tek “Shtëpia e peshkatarit” e cila ndodhet në afërsi të vendit të ngjarjes ku e administron 45-vjeçari Fatmir Derguti dhe është në pronësi të Akil Isufit, u gjetën e u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

2 pistoleta tip “Ekol”, me krehër me 6 fishekë; 1 pistoletë tip”Baret” me krehër me 4 fishekë; 6 fishekë model 54; 3 armë gjahu dhe 162 copë fishekë.