Një 68- vjeçare ka mbetur e plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘5 Maj’ të qytetit të Elbasanit, ndërsa e moshuara është identifikuar si Besihane Doçi. Plagosja e 68-vjeçares, e cila është qëlluar me plumb, dyshohet se ka ardhur si pasojë e konfliktit midis dy personave.

E moshuara është transportuar menjëherë në spital, ku po merr mjekimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al