Një gazetare malazeze, e njohur për hetimin e korrupsionit në biznes dhe qeveri, u qëllua dhe u plagos përpara shtëpisë së saj në Podgoricë, të martën vonë, tha policia.

“Olivera Llakiç u plagos me plumb në këmbën e saj të djathtë, por jeta e saj nuk është në rrezik”,

tha shefi i policisë, Vesko Damjanoviç.

Llakiq 49 vjeçe, punon në gazetën “Vijesti”  është sulmuar edhe gjashtë vjet më parë, ku është goditur disa herë në kokë.

Damjanoviç tha se policia “

do të bëjë çmos për të zbuluar autorët dhe për t’i sjellë para drejtësisë”. 

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Aivo Orav, tha se sulmi mbi gazetaren Olivera Llakiç është shumë shqetësues.

“Gazetarët duhet të mbrohen”, tha ai në një postim në Twitter. Mali i Zi shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në vitin 2025.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë shprehu po ashtu shqetësim për sulmin.

Muajin e kaluar, një bombë ka shpërthyer pranë shtëpisë së një tjetër gazetari malazez, në qytetin Bijello Pole./REL