Një 17-vjeçar është vetëplagosur nga pakujdesia me armë zjarri mesditën e të premtes, në një lokal pranë Parlamentit.

Burimet nga policia  bëjnë të ditur se teksa ka qene ulur ne tavoline, adoleshentit Rubin Mema i është shkrepur aksidentalisht pistoleta që kishte me vete.

Plumbi e ka prekur në këmbë. Ai është dërguar në spital ndërsa është shpallur në kërkim shoku qe e shoqëronte pasi ka marrë me vete armën që Mema e mbante pa leje./ TV KLAN