Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj është plagosur në një aksident automobilistik në Maqedoni.

Media maqedonase “Telma” shkruan se aksidenti ka ndodhur në autostradën Tabanovc-Kumanovë.

“Zhurnal” shkruan se në aksident u përfshinë një autobus dhe dy makina. Në total janë plagosur 14 persona, mes të cilëve edhe Ahmetaj, i cili po udhëtonte me një fuoristradë ‘Range Rover’. Ish-ministri është dërguar në spitalin e Kumanovës për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas mediave lokale, Ahmetaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I menjëhershëm ka qenë edhe interesimi i zv/ministrit të Brendshëm të Maqedonisë, Agim Nuhiu, i cili vizitoi në spital ish-ministrin e Financave të Shqipërisë, duke i uruar shërim sa më të shpejtë.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende. Policia maqedonase ka nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje.

/tvklan.al