Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në kryeqytet. Mësohet se 22- vjeçari Xhuliano Kosturi ka mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes, në rrugën “Aleksander Moisiu” në Tiranë dhe mësohet se shkak ka qenë një grindje mes të plagosurit dhe një personi tjetër.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al