Një futbollist gjerman i Bundesligës II është plagosur të martën në qytetin e Wiesbadenit në Gjermani, afër Frankfurtit, ndërsa halla e tij ka mbetur e vdekur.

Mbrojtësi i Dynamo Dresden, Marc Wachs, është plagosur rëndë pas të shtënave në një dyqan kioskë në pronësi të hallës së tij.

“Deutsche Welle” raporton se sipas policisë, në incident është plagosur edhe bashkëshorti i hallës së futbollistit. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes motivet e së cilës janë ende të paqarta.

Autoritetet policore thonë se autori nuk është identifikuar ende, por me gjasa është i moshës 20 – 30 vjeçare.

Klubi i futbollist Dresden tha në websajtin e tij se Wachs, 21 – vjeç, iu nënshtrua një operacioni urgjent dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Jemi të tronditur, të habitur dhe të prekur thellë,

” tha drejtori sportive i Dresdenit, Ralf Minge./tvklan.al