Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 02:20 të natës, në lagjen”Ballias” të Shijakut. Për pasojë i lënduar ka mbetur 42 – vjeçari me S.Gj. i cili është plagosur lehtë në pjesën e parakrahut.

42 – vjeçari mësohet se udhëtonte me mjetin e tij tip Range Rover, me targa AA 580 MS dhe ndodhej rreth 30 – 40 metra pranë banesës kur u sulmua.

Në vendin e ngjarjes, efektivët e Durrësit kanë gjetur disa gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Sipas policisë, 42 – vjeçari S. Gj. ka qenë i dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale”Trafikim të lëndëve narkotike” dhe është liruar në vitin 2012.

Aktualisht, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./tvklan.al