Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të hënë në qytetin e Elbasanit. I plagosuri është një 22-vjeçar me iniciale Xh.R, ndërsa momentalisht mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Sipas policisë, i riu është paraqitur në spital rreth orës 18:50, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes, si dhe zbardhjen e motiveve të saj. /tvklan.al