Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të diel në qytetin e Shkodrës. Burime zyrtare sqarojnë se ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 18:00 në lagjen Bahçallek, në breg të lumit Buna.

Një konflikt i çastit, sipas policisë, është bërë shkak që 22 – vjeçari me iniciale R.TH të plagoset në këmbë.

I lënduari është nisur drejt spitalit të Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor i mbërritur në vendin e ngjarjes bëri të mundur identifikimin e autorit të plagosjes. Ai është 23 – vjeçari me iniciale T. P, i cili është shpallur në kërkim.

Në njoftimin e saj, policia sqaron se kjo ngjarje nuk ka lidhje me procesin zgjedhor./tvklan.al