Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:20 në lagjen Vojo Kushi, në afërsi të shkollës “Oso Kuka”.

Burime zyrtare sqarojnë se i plagosur ka mbetur 40-vjeçari Ridvan Kruja. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet kanë shkuar në vendngjarje dhe një grup hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Rrethanat e kësaj plagosjeje momentalisht mbeten të paqarta./tvklan.al