Një 30 – vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Aleksandër Moisiu”, pas një atentati me armë nga dy persona.

Eduard Doka ndodhej në një lokal pranë zonës së Kinostudios, kur u qëllua nga autorët, të cilët u larguan më pas me një motoçikletë.

Dëshmitarë në vendngjarje i thanë policisë se mbi 30 – vjeçarin u qëllua disa herë, nga një distancë e afërt.

Doka mësohet se mori një plumb në krah dhe u transportua menjëherë në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi larg metra larg Komisariatit të Policisë Rrugore.

Policia thotë se ka identifikuar dy autorët, me të cilët i plagosuri dyshohet të ketë patur një konflikt para një muaji. Ata janë të skeduar nga policia si persona me rekorde kriminale.

Megjithatë do të jetë dëshmia e të plagosurit që pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.

Tv Klan