Një shofer i një furgoni mbeti i plagosur mëngjesin e të martës në fshatin Kalivaç të Lezhës, nga persona të paidentifikuar.

Nga të shtënat, 47 – vjeçari me iniciale A. GJ, mbeti i plagosur në këmbë. Policia nisi hetimet për ngjarjen, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në disa rrugë të zonës.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po vijon me kontrollin e zonës, si dhe me verifikimin e personave të ndryshëm.

Tv Klan