Një i ri është plagosur me thikë në vendin e quajtur ” Breg Lumi” në Shalë, të Shkodërs. Sipas policisë lokale i plagosur ka mbetur 19-vjeçari A.N. Ai është goditur disa herë me thikë në anën e majtë të trupit.

Pasi është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodërs, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe vendosjen para përgjegjësisë penale./tvklan.al