Një 34 – vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë, pas një përplasje të ndodhur të hënën afër zonës së Triportit në Vlorë.

Sipas policisë, një konflikt për motive të dobëta ka bërë që rreth orës 19:30, 27 – vjeçari Janaq Karavoqiri dhe K.K, 21 – vjeç të godasin me thikë 34 – vjeçarin, i identifikuar vetëm me inicialet E.A.

Për pasojë, ky i fundit ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dy autorët e kësaj ngjarjeje mësohet se kanë kundërshtuar gjithashtu punonjësit e policisë të Stacionit Triport duke mos iu bindur urdhërit të tyre.

Në fund, autoritetet kanë arrestuar 27 – vjeçarin Karavoqiri, ndërsa për 21 – vjeçarin ka filluar procedimin penal./tvklan.al