Një nxënës i një shkollë 9-vjeçare ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin Durrësit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të hënë në shkollën “Bedrie Bebezi”, ku nxënësi i klasës së 9, Alesio Sulejmani dhe dy persona të jashtëm janë përfshirë në një konflikt. Si pasojë 15-vjecari Sulejmani është plagosur në krahë dhe shpatull me thikë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të identifikuar dy agresorët. I plagosuri është transportuar drejt spitalit të qytetit, ku mësohet se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Po merren në pyetje disa nxënës të shkollës për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. Nga veprimet e para hetimore të policisë dyshohet se dy autorët të jenë nxënës të shkollës “Jusuf Puka” e cila ndodhet përballë shkollës ku ndodhi zënka.

Ndërsa dëshmia e 15-vjeçarit të plagosur pritet të identifikojë autorët dhe motivin e këtij krimi./ TV KLAN