Policia e qytetit të Korçës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për plagosje me armë zjarri. Në pranga ka rënë Landi Rozani, 32 vjeç, banues në fshatin Podgorie-Maliq.

Ai akuzohet për plagosjen e V.F, 38 vjeç. Ngjarja ka ndodhur me 19 shkurt 2017 në fshatin Bulgarec.

Landi Rozani për motive të dobëta, ka qëlluar dy herë me armë gjahu në drejtim të banesës së shtetasit V.F, ku për pasojë ky i fundit mbeti i plagosur./tvklan.al