Dokumentohet ngjarja e ndodhur me datë 14.04.2017 ku mbeti i plagosur me armë të ftohtë thikë shtetasi L.D.

Efektivët e Drejtorisë Vendore Policisë Shkodër, ndaluan Aleksandër Pjetrushin, banues në fshatin Ranxa, Shkodër.

34-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi me datë 14.04.2017, për motive te dobëta në fshatin Mali Hebaj në  Shkodër  plagosi me armë të ftohtë thikë shtetasin L. D. 70 vjeç banues po në atë fshat.

Materialet poceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vrasjes me paramendim, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta“./tvklan.al