Policia arrestoi autorin e plagosjes së katër të rinjve, mesditën e kësaj të marte në sheshin përballë selisë së Presidencës. Ai është Henri Karaj, një 25-vjeçar banues në kryeqytet. Karaj u arrestua me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

 

Veç tij, policia identifikoi si bashkëpunëtor edhe një person tjetër, i cili u shpall në kërkim.

25-vjeçari dyshohet se sulmoi me thikë katër të rinj pas sherrit për një vajzë. Jurgen Lleshi, 18 vjeç, kushëriri i tij, Feliks Lleshi, 18 vjeç, Klajdi Dume, 19 vjeç dhe Klajdi Marku, 19-vjeç, janë të rinjtë e plagosur.

Këto janë edhe momentet kur atyre iu dha ndihma e parë nga policia. Karaj pretendonte se një prej të plagosurve kishte ngacmuar një ditë më parë të dashurën e autorit. Burime nga hetimet thanë se 25-vjeçari goditi fillimisht njërin prej të rinjve, ndërsa të tjerët u plagosën në tentativë për të penguar autorin.

Tv Klan