Liman Kabashi, shqiptari i cili është pronari i një piceri në Thalvil të Cyrihut ka ndihmuar policinë për identifikimin e autorit që plagosi me sharrë elektrike pesë persona, raportojnë mediat zviceriane.

Agresori kaloi para picerisë rreth orës 17.30. Fytyrën e tij e njoha menjëherë dhe mora kontaktova me policinë. Ai mbante me vete një çantë dhe po shkonte drejt Migrosit

”, ka rrëfyer ai. 

Kabashi e ka ndjekur  nga as për disa minuta dhe më pas ka njoftuar me Whatsapp një mikun e tij që punonte në polici.

 Ngjarja: 

Ditën e hënë Franz Wrousis Plagosi pesë persona me sharrë elektrike, policia zvicerane në bashkëpunim më atë gjermane ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.

Wrousis, 50 vjeç, u arrestua në Thalvil, një qytezë rreth 60 km larg nga Schaffhausen, qytetin kufitar ku ndodhi incidenti.

Wrousis ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte cilësuar si person agresiv dhe probleme të rënda psikologjikë.

50 – vjeçari terrorizoi me sharrën elektrike në dorë ditën e hënë një zyrë zyrë sigurimesh shëndetësore në Schaffhausen, duke plagosur pesë persona, mes të cilëve dy punonjës të kompanisë, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Autori u largua nga vendngjarja menjëherë, por ishin kamerat e sigurisë ato që e identifikuan.  Në operacionin për kapjen e tij u përfshin policë zvicerianë gjermanë, si dhe helikopterë.

Policia tha se Franz Wrousis ka qenë i dënuar dhe më parë. Nuk dihen ende arsyet e kësaj ngjarje./tvklan.al