Pas 8 muajsh në arrati, policia e Durrësit ka arrestuar 46-vjeçarin Destan Kazija. Gjykata e Durrësit për të ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi ka plagosur 33-vjeçarin V.Z në 26 maj të vitit që shkoi.

Por si është historia? Në atë kohë vajza adoleshente e 46-vjeçarit, Destan Kazija u largua nga shtëpia pas një lidhje dashurie të nisur në rrjetin social Facebook.

Pas kishte lënë një letër në banesë, vajza kishte marrë një taksi në zonën ku banonte, Sukthi Ri, dhe ishte larguar në drejtim të Plepave.

Në atë kohë, menjëherë sapo babai i vajzës kishte marrë vesh zhdukjen e saj, është kthyer nga Greqia dhe në gjaknxehtësi ka rrahur e goditur me thikë taksistin, 33-vjeçarin V.Z./ tvklan.al