Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës. Arrestohet autori i dyshuar dhe shoku i tij, i cili e ka ndihmuar të fshehë armën e krimit. 

Pas një ndjekje të pandërprerë kanë arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin:

• A. P. 17 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i mësipërm dyshohet se më datë 04.04.2018, rreth orës 17:30, në lagjen Nr.6, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S.K. 18 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Gjthashtu është arrestuar edhe shtetasi:

• B.Gj. 17 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi B.Gj.e ka ndihmuar autorin e dyshuar që të fshehë armën e zjarrit me të cilën ka kryer veprën penale.

Është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë(me fishek në gojë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale:

•”Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit A.P. parashikuar në nenet 76, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal.

•”Përkrahja e autorit të krimit”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit B. Gj. parashikuar në nenet 302 dhe 278/1 të Kodit Penal.