Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së 35-vjeçarit Gjovalin Guri. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në afërsi të shtëpisë së tij në fshatin Grudë e Re. Policia njoftoi mëngjesin e sotëm se është identifikuar  autorit dhe po punohet për kapjen e tij.

Sipas policisë mësohet se autori ka shtënë me armë zjarri dhë më pas është larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira.

I plagosuri aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e deritanishme mësohet se midis dy personave ka patur një konflikt të mëparshëm, por për shkak të hetimit nuk jepen detaje.

/tvklan.al