Në 16 Shkurt dy grupe të rinjsh u përplasën me armë përpara një lokali në rrugën “Irfan Tomini”, në Selitë në Tiranë ku mbetën të plagosur 2 persona.

Policia e Tiranë ka bërë të mundur arrestimin e një prej bashkëpunëtorëve të kësaj ngjarje. Ai është Redi Palushi, 22 vjeç,  banues në Tiranë.

Palushi ishte i shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë për veprat penale  “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentative, dhe “Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarak”.

Redi Palushi është personi i tretë i arrestuar, pasi vetëm një ditë pas ngjarjes (17 Shkurt), policia arrestoi dy persona, Florjan Musaj 25 vjeç dhe Gjon alias Valmend Pelivani 28 vjeç, të dy nga Tirana, të cilët ishin përfshirë direkt në konflikt. 

25-vjeçari  Musaj është pronari i lokalit në Selitë ku ndodhi konflikti me armë. Musaj dhe Pelivani qëlluan me armë ndaj njëri-tjetrit. Nga të shtënat mbeti i plagosur 28-vjeçari Gjon alias Valmend Pelivani dhe kamarieri i lokalit Renato Hoxha 31 vjeç.

Policia ka shpallur në kërkim dhe një tjetër person, 24-vjeçarin me iniciale F.P./tvklan.al