Policia italiane ka ndaluar dy persona të dyshuar për plagosjen e një 27-vjecari shqiptar në Asti, qytet në veri të Italisë. Bëhet fjalë për dy shqiptarë të tjerë ndërsa një i tretë është në kërkim.

Të arrestuarit u kapën në dy qytete pranë Astit dhe po bëheshin gati për t’ia mbathur. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës në një prej rrugëve në qendër të qytetit pranë një picerie. Shqiptari i plagosur u qëllua me 4 plumba pistolete që i kanë prekur mushkëritë, shpretken dhe shtyllën kurrizore.

Ai ndodhet në spitalian e Astit në gjendje të rëndë, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që ka zgjatur 7 orë. Policia vazhdon hetimet për të gjetur shqiptarin e tretë dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Mes hipotezave është ajo e larjes së hesapeve me qëllim kontrollin e aktiviteteve kriminale në këtë qytet.

TV Klan