Identifikohen autorët e plagosjes së pasdites së të hënës në qytetin e Shkodrës. Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar Adam Ademi, 21 vjeç dhe  Arben Ademi, 54 vjeç të dy banuese në Shkodër. Ngjarja ndodhi ditën e hënë rreth orës 16:40, pranë “Radio Shkodrës”, te ish “5 Heronjtë”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri, Eglion Zuna. Në momentin e ngjarjes,  Eglion Zuna (i dëmtuari), ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, tip “Benz”me targë AA 550 DX, në shoqërinë e Adam Ademi dhe një shtetase të huaj.

Nga hetimet e kryera rezultoi se autori i dyshuar i kësaj ngjarjes është Adam Ademi, i cili është larguar së bashku me mjetin tip “Benz” me targë AA 550 DX, duke penguar në zbardhjen e së vërtetës. Ndërsa arma e zjarrit Pistoletë TT, me të cilin është kryer plagosja ka qenë e të dëmtuarit Eglion Zuna, e cila u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale në Hotelin “Redbriks”, pronë e Arben Ademi, i cili ka kundërshtuar forcat e policisë në kryerjen e detyrës. Në vendngjarje u gjet një gëzhojë armë zjarri, pistoletë, kalibri 7.62 mm, e cila u sekuestrua.

I dëmtuari Eglion Zuna është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lidhur me motivin e ngjarjes po punohet për sqarimin e plotë të tij, por paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndodhur aksidentalisht.

Të arrestuarit, mes tyre dhe i plagosuri

 Asam Ademi, 21 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëvë luftarake dhe e municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

Arben Ademi, 54 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëvë luftarake dhe e municionit” .

Eglion Zuna 20-vjeç, banues në Shkodër,  akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./tvklan.al