Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Burime policore thonë për tvklan.al se në spital është paraqitur i plagosur një person, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije.

Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të njëjtat burime sqarojnë se plagosja ka ndodhur në një pikë bastesh pranë teatrit “Skampa” pas një sherri mes disa personave.

Forcat e policisë po marrin në pyetje të plagosurin që ndodhet në spital, për të zbardhur tërësisht këtë ngjarje. Autori i plagosjes është identifikuar nga uniformat blu dhe është shpallur në kërkim.

Në vendngjarje ka një prani të lartë të policisë për shkak edhe të incidentit që pati mbrëmjen e 18 shtatorit, kur një makinë Audi e blinduar përplasi automjetin e zv/drejtorit të policisë së Elbasanit. 

/tvklan.al