Një 45 – vjeçar u plagos me armë zjarri në zonën e ish – Bllokut në kryeqytet. Ai është identifikuar si Tur Aligjoni dhe ka marrë një plumb, por për fat më mirë nuk rrezikon jetën.

Mësohet se atentatori ka qënë një person i vetëm. Pasi e ka qëlluar një herë me pistoletë, ai është larguar në këmbë në rrugicat e zonës, duke humbur gjurmët. Por ai është fiksuar nga kamerat e sigurisë, të cilat janë sekuestruar nga policia dhe janë duke u kqyrur.

Disa pista janë ngritur nga grupi hetimor.

Aligjoni ka qënë i dyshuar për plagosjen me thikë të Halim Hysës, ngjarje e ndodhur në muajin Shtator. Blutë dyshojnë se mund të kemi të bëjmë me një hakmarrje. Ndërkohë janë duke hetuar edhe disa konflikte të tjera të 45 – vjeçarit, që kanë të bëjnë kryesisht me punën e tij si menaxher në disa lokale, në Tiranë dhe Vlorë.

Tv Klan